Së paku 120 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Italinë. Po ashtu, dhjetëra të tjerë janë të lënduar, njofton The Guardian.
Tërmeti prej 6,2 ballësh dërrmoi zonat rurale në afërsi të Peruxhës. Tërmeti goditi në orën 03:36 të mëngjesit 76 km në juglindje të Peruxhës me epiqendër në fshatin Akumoli.
Lëkundja e parë dhe më e fuqishme u pasua nga disa të tjera prej 3,8 dhe 3,9 ballësh, duke shtuar panikun mes mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët e qytezave dhe fshatrave./Insajderi.com