Nëntë fëmijë të helmuar me ushqim brenda një jave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëntë fëmijë të helmuar me ushqim brenda një jave

    Insajderi
    09 July 2016 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brenda një jave vetëm në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë hospitalizuar 15 persona si pasojë e helmimit nga ushqimi, prej të cilëve 9 kanë qenë fëmijë.

    “Gjatë muajit korrik të këtij viti 15 qytetarë janë hospitalizuar në Klinikën Infektive, në Prishtinë, si pasojë e helmimit në ushqim, prej të cilëve 9 kanë qenë fëmijë”, ka thënë Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive.

    Në anën tjetër, përfaqësues të organizatës joqeveritare “Konsumatori” kanë thënë se qytetarët në vend janë të rrezikuar nga produktet e dyshimta dhe me afat të skaduar, të cilat gjenden në treg.

    Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës “Konsumatori”, ka thënë për Zërin se Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk zbatohet as 40 për qind në Kosovë dhe moszbatimi i këtij ligji, sipas Kaçanikut, tregon rrezikun që konsumatori mund ta ketë.

    “Nëse keni parasysh se 700 kilogramë hurma janë gjetur në treg me afat të skaduar së fundmi, edhe shumë produkte të tjera me afat të skaduar gjenden në treg, ndërsa nuk ka kurrfarë kontrolli institucional”, shprehet Kaçaniku.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark