Nga stuhitë e fuqishme në gjithë pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara, gjatë ditës së djeshme, janë vrarë së paku 18 vetë.
Më së shumti fatalitete janë raportuar në Gjeorgji, ku kanë vdekur 14 persona.
Guvernatori i Gjerogjisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtatë rajone, në mënyrë që me procedurë të shpejtuar të lirohen burimet për ndihma në kuadër të përpjekjeve për ripërtritje.
Rreziku nga erërat e fuqishme mbetet edhe mëtutje, kanë thënë autoritetet.