Së paku 69 persona kanë vdekur si pasojë e uraganit Matthew që ka goditur Haitin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 65 prej viktimave raportohet se janë nga Haiti.
Reuters njofton se grupet e shpëtimit e kanë të vështirë të hyjnë në disa prej zonave më të goditura, kësisoj përmasat e vërteta të dëmeve nuk dihen ende.
Por, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se uragani ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe ka detyruar mijëra persona të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.
Uragani Matthew konsiderohet si më i fuqishmi në rajon që prej Feliksit, në vitin 2007.
Ky uragan ka prekur edhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës. 12 milionë banorë të këtij shteti tashmë janë paralajmëruar për rrezikun nga një stuhi e fuqishme/Insajderi.com