Të paktën 87 persona janë bllokuar nën tokë pas shembjes së një miniere ari në Afrikë të Jugut, në provincën Mpumalanga në verilindje të vendit, njofton ‘Anadolu Agengy’, raporton Insajderi.
Prej kësaj shembje kanë shpëtuar të paktën 80 persona të cilët kanë mundur të dalin ose janë nxjerrë nga ekipet e ndihmës afër ngjarjes.
Zëdhënësi i sindikatës së minatorëve afrikano-jugor, Manzini Zungu tha se 52 punëtorë janë ngujuar pas shembjes së ndërtesës sipër minierës së arit, në momentin kur 35 minatorë gjendeshin nën tokë.
Zungu njoftoi se deri tani ekipet e shpëtimit deri tani kanë nxjerrë 80 minatorë dhe tani për tani nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar fatkeqësinë. Miniera gjendet rreth 260 kilometra larg kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johannesburgut.