Së paku 3 persona janë vrarë dhe rreth 40 të tjerë janë lënduar gjatë një aksidenti të trenave në afërsi të qytetit belg, Liezh.
Numri i viktimave mund të rritet pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash, derisa udhëtonte me shpejtësi prej 90 km për orë.
Lajmi së pari është dhënë nga agjencia e lajmeve, Belga.
Arsye e aksidentit mbetët ende e paqartë, ndërsa disa prej të lënduarve mezi janë nxjerrë nga punonjësit e shpëtimit pasi ata kishin mbetur të ngujuar nën vagonat e trenit tashmë të shkatërruar.