Së shpejti fillon inspektimi i medieve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Së shpejti fillon inspektimi i medieve

    Insajderi
    14 April 2016 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati i Punës së shpejti pritet që të fillojë inspektimin e medieve në Kosovë për të parë nga afër nivelin e zbatimit të ligjit të punës.

    Në bashkëpunim me AGK-në ne i informojmë mediet se do të shkojmë në inspektim në shtëpitë media.  Në këtë pikë kërkojmë edhe ndihmën e gazetarëve. U bëjë apel gazetarëve që të jenë të guximshëm dhe t`i shfaqin problemet e tyre në mediet ku ata punojnë’, ka thënë kryeinspektori Basri Ibrahimi.

    Ai ka njoftuar se së shpejti inspektorati do të bëjë vizita të gjitha kompanive mediale në vend.

    Nën anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani, ka thënë se “gazetarët përveç kushteve të renda të punës përballen edhe me mungesë të kontratave”, njofton Express.

    Sipas tij shumica e medieve në mungesë të financave shpeshherë shkelin edhe ligjin e punës.

    “Ne jemi partner të medieve. Ne do t`i përkrahim ata në plotësimin e ligjit të punës dhe të drejtave të punëtorëve”, tha ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark