Së shpejti takimi Trump-Putin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Së shpejti takimi Trump-Putin

    Insajderi
    07 August 2025 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të takohen “në ditët në vijim”.

    Kështu deklaroi një zyrtar i Kremlinit, shkruan BBC.

    Kjo vjen pas deklaratës së Trumpit, që thotë se kishte “shanse të mira” që ai mund të takohej personalisht me homologët e tij rusë dhe ukrainas “shumë shpejt” – për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

    Afati i fundit i Trumpit që Rusia të bjerë dakord për një armëpushim në Ukrainë ose të përballet me sanksione më të gjera skadon të premten.

    Një takim i mundshëm midis Trumpit dhe Putinit do të pasonte bisedimet e të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, me presidentin rus të mërkurën.

    Witkoff ka udhëtuar në Moskë katër herë më parë, vizita të ndjekura nga optimizmi i Trumpit, por që përfunduan pa ndonjë rezultat madhor në bisedimet e paqes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark