Rashiqi thotë se ndjehet keq: Po vijmë çdo 48 orë pa bërë asgjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiqi thotë se ndjehet keq: Po vijmë çdo 48 orë pa bërë asgjë

    Insajderi
    17 June 2025 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë në detyrë, Nenad Rashiq, tha se po ndjehet keq pasi siç u shpreh ai, po shkojnë në seanca çdo 48 orë, pa bërë asgjë.

    Para fillimit të seancës për gazetarët, Rashiqi tutje deklaroi se duhet të ketë një marrëdhënie midis partive politike, pasi sipas tij, ka komplikime të cilat nuk janë të njëanshme.

    “Roli i Amerikës është me rëndësi. Na duhet një stimulim nga administrata amerikane. Po ndjehem keq sepse po vijmë dhe nuk po bëjmë asgjë, mos mendoni se asnjë prej nesh ndihet komod duke ardh për çdo 48 orë, ne po ndjehemi keq, por ka komplikime të cilat nuk janë të njëanshme. Duhet të funksionoj një marrëdhënie anasjelltas, nuk mundemi vetëm ne, ose vetë VV-ja por edhe disa akterë të tjerë që janë të kyçur brenda procesit. Është tek ne, jo tek administrata amerikane, edhe pse e mbështesim”, u shpreh Rashiqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark