Seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet të enjten e ardhshme, më 10 mars. Kështu ka vendosur sot Kryesia e këtij institucioni.
Përfaqësuesja e opozitës në Kryesi, deputetja Aida Dërguti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita do të marrë pjesë në seancë dhe do ta pengoj atë, ngjashëm siç ka vepruar këta muajt e fundit.
Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka bërë thirrje partive opozitare që të ulen dhe bisedojnë me partitë në pushtet dhe të heqin dorë nga veprimet e dhunshme.
Kjo seancë, do të jetë e para që nga zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës e cila ishte përcjellë me tensione të shumta ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë./rel