“Seanca e natës” – Jahja Kokaj flet gjatë në Kuvend, Konjufca me kërkesë epike për të – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    “Seanca e natës” – Jahja Kokaj flet gjatë në Kuvend, Konjufca me kërkesë epike për të

    Insajderi
    02 March 2023 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj në seancën e Kuvendit ka folur për paraqitjen e Kurtit e Vuçiqit në Bruskel. Ai përgëzoi Kurtin për paraqitjen e tij, mes tjerash u shpreh se duhet ta përkrahim se “vëlla e kemi”.

    Ai ka mbajtur një fjalim të gjatë, mes tjerash ka kërkuar vëmendjen e kolegëve të partisë për çka po fliste.

    “Adnan e Mimozë kam dëshirë të më dëgjoni në këtë pjesë…Besoj që fola diçka që është admiruese si për deputetë e pozitës e opozitës”, është shprehur Kokaj në përfundim të fjalimit të tij teksa deputetët duartrokitën.

    Që të japim mendime, gjithkush me aftësitë e veta intelektualo-politike dhe që të vijmë te ajo më e mira. Unë nuk flas me fjalën e thashethemeve, sepse po të kisha fol do të kisha thënë, kur është fjala për asociacionin e kisha përmend e kisha përmend vitin 2013 dhe vitin 2015 dhe e kisha përmend ‘kur e hedh budallai një gur në ujë, 1 mijë të mençur nuk mund ta nxjerrin’. Unë nuk po e them atë. Por, po dua të them që të mblidhemi të gjithë si një dhe të nxjerrim atë që është më e mira”, ka thënë Kokaj.

    Ndëkrohë, një reagim epik erdhi nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i kërkoi që të përdorë terma “më të lehtë”

    “Profë mujsh me terma ma të lehtë se pak vonë deputetë po më ankohen”, ka thënë Knjufca teksa në Kuvend janë dëgjuar të qeshura.

    /GazetaInsajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark