​Seanca e re e Kuvendit më 16 qershor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Seanca e re e Kuvendit më 16 qershor

    Insajderi
    06 June 2022 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e re e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 16 qershor ku në rend ditë ndër të tjera do të jenë shqyrtimi i projektligjit për plotësim ndryshimin e ligjit për akcizën në produktet e duhanit, ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për fondet Pensionale dhe miratimi i buxhetit për komision hetimor parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për vitin 2006-2022.

    Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë.

    Ajo ka thënë se agjenda do të plotësohet edhe me pika të tjera.

    Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se në seancën e ardhshme në rend dite do të jetë edhe çështja e trustit.

    “Ne do të presim edhe këtë javë a do të ketë një veprim nga qeveria, që jo atëherë grupi ynë parlamentar do të nisë nismën për ligjin e pagave për shkak se ne jemi tashmë në muajin qershor, realisht viti shkoi, atë që e kemi thënë vjet, at që e kemi thënë në fillim të vitit që kjo qeveri as nuk e ka në plan, as nuk do të me nisë këtë nismë. Ajo që dihet është që në seancën e ardhshme menjëherë pas pikës së parë ku do të ketë deklarime të grupeve parlamentare do të jetën ë rend dite tema e trustit”, ka thënë ai.

    Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nisma e AAK-së për plotësim ndryshimin për skemat pensionale të financuara nga shteti e ka marrë miratimin e kryesisë dhe qeveria ka afat një muaj për trajtimin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark