Seanca gjyqësore kundër Diddy-t për "festat e çmendura", përmendet edhe emri i Barack Obamës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Seanca gjyqësore kundër Diddy-t për “festat e çmendura”, përmendet edhe emri i Barack Obamës

    Insajderi
    20 May 2025 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është përmendur në gjyqin federal që po zhvillohet kundër Sean ‘Diddy’ Combs, në një dëshmi tronditëse rreth përdorimit të drogës në festat famëkeqe të reperit.

    Ish-asistenti personal i Diddy-t, David James, dëshmoi të martën, duke thënë se personazhet e famshëm merrnin pilula, përfshirë Percocet dhe ekstazi në festa, raporton Daily Mail.

    Ai nuk tha që Obama kishte qenë ndonjëherë i pranishëm në festa – por tha se personazhet e famshëm festonin me ‘pilula të ndryshme në formën e fytyrës së ish-presidentit’, përcjell Insajderi.

    Kjo ndodhi gjatë kohës sa James pretendonte se Diddy merrte sasi të mëdha barnash gjatë ditës dhe shpesh udhëtonte me një qese që përmbante dhjetëra pilula.

    “Pak advil, pak tylenol”, tha ai. “Ai kishte pilula uji për ta ndihmuar të humbiste peshë, viagra, pilula që i ndihmonin të rriste numrin e spermatozoideve”.

    Ish-asistenti personal filloi të qante gjatë dëshmisë së tij të martën, ndërsa përshkroi kohën e tij duke punuar për Diddy-n dhe tha se shpesh i udhëzohej të organizonte seancat e performancës seksuale. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark