Seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 11:00 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 11:00

    Insajderi
    22 May 2025 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00, ka njoftuar Kuvendi.

    Dje për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë dështoi konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Deputetët e partive opozitare s’e mbështetën formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin, të cilin e propozoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

    Me këtë formë të votimit erdhi pas dështimit radhazi të kandidates së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për t’u bërë kryeparlamentare.

    Në deklarimet pas seancës së djeshme, përfaqësuesit e partive politike nuk dhanë shenja se do të lëvizin nga qëndrimet e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark