×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca nuk transmetohet në RTK, Tahiri me kapelë në duar: Kapelat e Dejona Mihalit po e bëjnë këtë krim

    Insajderi
    16 October 2024 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri është shfaqur sot në seancë me një kapelë në duar.

    Para se të fliste për kapleat e siç tha ai të Vetëvendosjes, ai kritikoi ashpër pushtetin actual duke thënë se po do ta mbysë  zërin opozitar.

    Këtë Tahiri e tha pasi kishte konfirmuar se seanca e sotme nuk është lëshuar në Radio Televizionin e Kosovës, por në RTK3.

    E këtë sipas tij po e bëjnë “kapelat” e Dejona Mihalit që ndodhen në RTK.

    “Para se me fol për kapelat. Po e ngris një çështje tjetër, në këto momente vendosa me pa për kureshtje a është duke e trasmetuar RTK këtë seancë live dhe e pashë që RTK në këtë moment në programin qendror paska vendos me transmetu një konferencë të kryeministrit Kurti për të mbijetuarit e dhunës seksuale, ndërsa Kuvendin e Kosovës institucionin që e ka themelu këtë institucion paska vendos me qit në RTK 3, pra kjo nuk ka ndodhë kurrë, asnjëherë”.

    Këto kapelat e LVV e Dejonës që janë në RTK janë duke e bë këtë krim, dhe kjo është një tendencë me mbytë zanin opozitar...” , deklaori ai në Kuvend.

    /Insajderi  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark