Seanca për Kosovën, SHBA kritika Serbisë në Këshillin e Sigurimit: Nuk ka asnjë përpjekje për arrestimin e Radoiçiç! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca për Kosovën, SHBA kritika Serbisë në Këshillin e Sigurimit: Nuk ka asnjë përpjekje për arrestimin e Radoiçiç!

    Insajderi
    22 April 2024 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është diskutuar situata në Kosovë.

    Aty foli edhe përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, i cili tha se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje për t’i gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator.


    “Liderin e proklamuar të serbëve Milan Radoiçiç. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023”, tha ai në fjalimin e tij.

    Ai foli edhe rreth ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë javën e kaluar, duke shprehur shqetësimin e madh.

    “SHBA ndan gjithë aspiratat e vendeve të rajonit për stabilitet, demokraci dhe multietnicitet. Do punojmë me partnerët tanë në rajon. Kur shohim historinë e viteve të fundit shohim progres, por shohim edhe veprime përshkallëzuese nga të dyja palët që shtyn progresin,. Kanë kaluar 7 muaj nga sulmi paramilitar serb në Banjskë. Serbia nuk ka bërë asnjë progres për ndalimin e liderit të sulmit Milan Radoiçiç. Ne kërkojmë veprimin e ligjit, Serbia duhet të punojë me KFOR që të ndalojë që një rast i tillë të ndodhë sërish. Ne kërkojmë që të dyja palët të gjejnë rrugën e marrëveshjes për çështjen e dinarit dhe atë të asociacionit të komunave serbe. Kosova ka mbajtur një votim për heqjen e kryetarëve të komunave serbe në veri, ne vlerësojmë veprimtarinë e Kosovës për këtë proces. E dimë se nuk ka vendim nga votuesit për të hequr kryetarët dhe ata mbeten në detyrë”, tha përfaqësuesi amerikan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark