Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e ekspertëve të psikiatrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e ekspertëve të psikiatrisë

    Insajderi
    22 September 2025 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku i akuzuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Përveç Murselit, në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

    Në këtë seancë pritet të pranishëm janë parë ekspertët e psikiatrisë Shpend Haxhibeqiri, Blerina Hoxha dhe Bujar Betinca, të cilët kanë ekzaminuar Naim Murselin dhe Granit Plavën.

    Ndërkohë, pritet që vetëm doktori Shpend Haxhibeqiri të dëshmojë sot.

    Në sallë gjenden gjithashtu edhe mbrojtësit e të pandehurve: Teuta Zhinipotoku për Murselin, Skënder Gojani për Plavën, si dhe Ndrec Dodaj për Kokallën.

    Ndërkohë, mungon në këtë seancë eksperti mjeko-ligjor Naim Uka./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark