Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ka njoftuar nëpërmjet një kumtese për media se sot do të mbahet seancë dyshimore kundër ndërmarrjes Trepça dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Të dy këto subjekte janë paditur nga një punëtor i ndërmarrjes shoqërore Trepça.
Sipas njoftimit të Dhomës së Posaçme, paditësi është duke kërkuar kompensim monetar për shkak të dëmeve materialeve dhe dhimbjeve dhe vuajtjeve të shkaktuara nga aksidenti në minierë. Aksidenti kishte rezultuar me pasoja të rënda trupore- lëndim krahu të punëtorit.