Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet të premten pasdite, për të diskutuar lidhur me sulmet amerikane në bazën ajrore të Sirisë, kanë njoftuan diplomatë të SHBA-ve.
Rusia ka kërkuar mbledhje urgjente, duke dënuar ashpër aksionin ushtarak amerikan “si agresion kundër një shteti sovran”, transmeton AFP.
Ndryshe, SHBA-të kanë kryer sulm raketor kundër forcave ushtarake siriane, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me helm kimik në Kan Sheikun, qytet nën kontrollin e kryengritësve. Në sulm janë vrarë të paktën shtatë ushtarë sirianë, ndërsa baza është shkatërruar pothuajse plotësisht./Insajderi.com