Sipas ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu, LDK është në krizë serioze.
Npërmjet një statusi të gjatë në profilin e tij në Facebook, Sejdiu ka thënë se zhvillimet e fundit në LDK, tregojnë se kjo parti ka hyrë në krizë të thellë.
Sipas tij, duke zbatuar praktikat klienteliste e nepotike të modelit “vet në qeveri e familjarët në borde ndërmarrjesh e ambasada” nga kjo kategori e lidershipit janë shkelur tashmë të gjitha parimet e vlerat e LDK-së dhe kështu janë dëmtuar rëndë edhe interesat e shtetit për të cilat të tillët deklarohen vazhdimisht se i mbrojnë.
“Prandaj, përfundimisht është koha për të ndalur rrënimin e mëtejmë të LDK-së, që me veprimet e tilla duket si një mision i Isa Mustafës me klientelën e tij”, ka shkruar Mustafa.
Sejdiu ka shkruar se gjuha kërcënuese e linçuese e kryetarit dhe një pjese të lidershipit të LDK-së ndaj zërave kritik e plural, si një vlerë e përhershme e LDK-së, që janë deputetë të zgjedhur, kryetarë degësh, anëtarë të zgjedhur e aktivistë të strukturave të ndryshme të LDK-së, ka shkaktuar shqetësim dhe brengosje të madhe te anëtarësia e gjerë e LDK-së.
Konfrontimet brenda LDK-së, por edhe konfrontimet me subjektet e tjera politike, që sipas Sejdiut po nxiten nga kryetari dhe një pjesë e vartësve të tij , pa ndonjë vlerë dhe humbës të dëshmuar të zgjedhjeve –të instaluar në pozita të ndryshme në qeveri, tregojnë humbjen e plotë, jo vetëm të arsyes, por edhe të çfarëdo lidhjeje të këtyre njerëzve me anëtarësinë e LDK-së, vlerat dhe interesat e saj.