Sejdiu: LVV ka rënie në secilën komunë në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK kanë rritje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: LVV ka rënie në secilën komunë në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK kanë rritje

    Insajderi
    05 February 2025 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se secili subjekt opozitar në zgjedhjet e 9 shkurtit do të shënojë rritje.

    Sejdiu tha në Rubikon të Klan Kosovës se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja do të shënojnë rritje, ndërsa partia në pushtet, Vetëvendosja, do të shënojë rënie.

    Çka mendoj se do të jetë përcaktuese sa i përket votës është se ku do ta shohim rënien më të madhe të Vetëvendosjes”.

    Në çdo qytet Vetëvendosja ka rënie. Nuk ka komunë në Kosovë sot, prej asaj që kam parë ku Vetëvendosja shënon rritje dhe nuk i ndihmon fare edhe performanca në nivel komunal që e ka pasur me komunat në të cilat ka administruar”, tha Sejdiu në Rubikon.

    Më tej, Sejdiu tha se dalja më e madhe në zgjedhje, në krejt zgjedhjet ka treguar se e favorizon opozitën dhe sipas tij, rënia e VV-së është e pashmangshme.

    Në ditën e zgjedhjeve do të shohim se sa është rënie. Për shumë arsye mendoj që kemi një rënie të VV-së. E para, është vështirë që pas katër vitesh qeverisje, të kërkosh mandat të tretë me gjuhë opozitare në fushatë”.

    Përmendin njerëz që s’janë në pushtet prej vitit 2017. Në 2025 flasin për dikë që në vitin 2017 ka qenë në pushtet, e përmendin, e marrin si një shënjues”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark