Sejdiu nënshkruhet në Librin e Zisë për ish presidentit gjerman, familjes së tij i dërgon telegram ngushëllimi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu nënshkruhet në Librin e Zisë për ish presidentit gjerman, familjes së tij i dërgon telegram ngushëllimi

    Insajderi
    05 February 2025 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish presidenti i Kosovës, Famir Sejdiu, ka njoftuar se është nënshkruar në Librin e Zisë për nder të ish presidentit të Gjermanisë, Horst Kohler.

    Sejdiu ka thënë se ka qenë i shoqëruar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

    “I shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, gjatë ditës së sotme jam nënshkruar në Librin e Zisë, të hapur në Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Republikën e Kosovës, për nder të ish-Presidentit Horst Köhler.”

    Sejdiu ka shtuar se e ka vlerësuar lart rolin e Kohler në udhëheqjen e shtetit gjerman në një periudhë tejet të rëndësishme.

    Sejdiu ka thënë se derisa të dy ishin në të njëjtën kohë në pozitën e presidentit kishin bashkëpunim të një niveli të veçantë.

    “Po kështu, theksova mbështetjen e tij për Kosovën dhe pavarësimin e saj si dhe zhvillimin e gjithmbarshëm në proceset e mëvonshme. Presidenti Köhler ishte një intelektual dhe burrështetas i veçuar, i cili shquhej për urtësinë e jashtëzakonshme duke lënë gjurmë të përjetshme. Duke qenë se të dy ishim në të njëjtën kohë në pozitën e presidentit, ai në Gjermani dhe unë në Kosovë,  bashkëpunimi me Presidentin Köhler ishte i një niveli të veçantë, ashtu siç ishte edhe mbështetja e tij për Kosovën dhe pavarësimin e saj.”

    Ai ka bërë të ditur se i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së ish presidenti Horst Kohler.

    “Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, familjes së ish-Presidentit Horst Köhler, i kam dërguar telegram ngushëllimi.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark