Analisti, Dardan Sejdiu ka reaguar rreth bojkotimit të Vetëvendosje ndaj debateve në T7, RTV Dukagjini dhe në Klan Kosova.
Sejdiu ka thënë se si mund t’i besohet një qeveri që i ik debatave.
Tutje ai ka shtuar se “meqë s’po munden me ia mbyllë gojën mediave, po dojnë me ia mbyllë veshët qytetarëve.
Postimi i tij:
Meqë s’po munden me ia mbyllë gojën mediave, po dojnë me ia mbyllë veshët qytetarëve!
E qysh me i besu një qeverie që thotë “mbyllni veshët”, e për më tepër, i ik debateve?
Veç ata që kanë diçka për me fshehë i tuten pyetjeve. Veç ata që nuk dojnë racionalitet në diskutim thonë “mbyllni veshët”!
Demokracia nuk funksionon me heshtje dhe shmangie – funksionon me llogaridhënie, ballafaqim idesh, dialog dhe debat të hapur!