Nënkryetari I Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka treguar se në rrugën “Nazim Gafurri”, “Rrugën B” dhe në Kolovicë është gjenda më e vështirë pas reshjeve të shumta që ranë në Prishtinë gjatë të hënës në mbrëmje.
“Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se për shkak të të reshurave të mëdha ka vështirësi të lëvizjes dhe vërshime në disa lagje në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e tij drejtuar qytetarëve.
“Për momentin situata më e keqe paraqitet në rrugën “Nazim Gafurri” , “Rrugën B”, te banesat e bardha në Breg të Diellit, rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Tophane dhe Kolovice”.
Sejdiu tha se të gjitha ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren dhe janë duke ndihmuar në hapjen e rrugëve, njofton Insajderi.
“Ekipet e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike së bashku me të gjitha pesë kompanitë janë në terren e po ashtu edhe ekipet e zjarrëfikësve, duke ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe sanimin e problemeve të tjera”, tha ai. /Insajderi.com