Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

    Insajderi
    23 June 2025 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka ngatërruar Teheranin me Tiranën.

    Në një konferencë për shtyp, ndërsa fliste për sulmin amerikan ndaj tre bazave bërthamore iraniane, Hegseth ngatërrohet teksa thotë se bombarduesit ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian.

    Megjithatë, zyrtari amerikan shpejt e “kap” gabimin dhe e korrigjon atë.

    “Ky është një plan që kërkoi muaj dhe javë pozicionimi dhe përgatitjeje në mënyrë që të ishim gati kur presidenti i SHBA-së na thirri. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën Tiranën, më falni Teheranin”, tha ai.

    SHBA-të kryen një sulm ajror masiv të koordinuar të shtunën në mbrëmje kundër tre objekteve bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Esfahan.

    Washingtoni deklaroi se kishte shkatërruar ambiciet bërthamore të Teheranit, ndërsa Donald Trump paralajmëroi për sulme më të ashpra nëse nuk ka paqe. Nga ana tjetër, Irani u zotua të hakmerrej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark