Sekretari amerikan i Shtetit: Zelensky duhet t’i kërkojë falje Trumpit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sekretari amerikan i Shtetit: Zelensky duhet t’i kërkojë falje Trumpit

    Insajderi
    01 March 2025 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, komentoi tensionet që pasuan pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

    Rubio i doli në mbrojtje presidentit amerikan, Donald Trump dhe nënpresidentit JD Vance, duke përsëritur kritikat ndaj sjelljes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, ku ai vetë ishte i pranishëm.

    Ai gjithashtu deklaroi se raportimet në media, ku pretendohej se Ukraina ishte lënë mënjanë, kishin shkaktuar pakënaqësi në administratën amerikane para takimit, shkruan cnn.

    Rubio e përshkroi fjalimin e presidentit ukrainas si një “përpjekje të hapur për të minuar përpjekjet për të arritur paqen”.

    Zyrtari i lartë amerikan përsëriti qëndrimin e zakonshëm se presidenti Trump është një “mjeshtër i negociatave” dhe se nuk do të “mashtrohet” nga një marrëveshje e keqe me Rusinë dhe Vladimir Putinin.

    “Dyshoj se Zelensky është i gatshëm të thotë dhe të bëjë atë që është e nevojshme për të arritur në negociata”, shtoi Rubio.

    Ai komentoi edhe raportimet e mediave që sugjeronin se Ukraina ishte lënë jashtë bisedimeve, duke theksuar se SHBA-ja është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët ukrainas.

    “Në 10 ditët e fundit, ata janë takuar me Sekretarin e Tregtisë, Sekretarin e Shtetit, Nënpresidentin, kanë biseduar në telefon me Trumpin dhe janë takuar me të në Zyrën Ovale. Kam folur tre herë me ministrin e Jashtëm ukrainas… Por ne vazhdojmë të lexojmë raportime që nuk janë të sakta, dhe megjithatë ato përsëriten vazhdimisht”, tha Rubio dhe shtoi “pikërisht kjo ka sjellë ndjenjën e sotme të fortë të zemërimit”.

    Ndryshe, Zelensky ka deklaruar se nuk do t’i kërkojë falje Trumpit pasi nuk ka bërë asgjë dhe se ka mbrojtur interesat e vendit të vetë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark