Sekretari amerikan i mbrojtjes thotë se nuk janë në Irak për ta konfiskuar naftën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sekretari amerikan i mbrojtjes thotë se nuk janë në Irak për ta konfiskuar naftën

    Insajderi
    21 February 2017 - 07:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria e Shteteve të Bashkuara “nuk është në Irak për ta konfiskuar naftën e askujt”, u tha mbrëmë liderëve irakianë në Bagdad, sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, duke e distancuar vetveten nga komentet e presidentit amerikan, Donald Trump.

    Mattis është zyrtari më i lartë i presidencës amerikane të Donald Trumpit, që e viziton Irakun, prej se Trump i zemëroi irakianët duke imponuar ndalesë të përkohshme të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara dhe për sugjerimet e tij se Amerika është dashur ta konfiskonte naftën e Irakut, pas përmbysjes së së Saddam Husseinit, në vitin 2003.

    Gjatë një takimi të mbajtur muajin e kaluar me personelin e agjencisë CIA, Trump tha se “ne është dashur ta mbajmë naftën, por në rregull, ndoshta ju do të keni një rast tjetër”.

    Zoti Mattis, nga ana tjetër, e ka përjashtuar një qëllim të tillë të afro 6 mijë ushtarëve amerikanë në Irak.

    “Ne nuk jemi në Irak për ta konfiskuar naftën e askujt”, ka thënë Mattis.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark