Sekretari amerikan në maj do ta vizitojë Rusinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sekretari amerikan në maj do ta vizitojë Rusinë

    Insajderi
    21 March 2017 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Rusi në muajin maj, si pjesë të turneut të tij evropian, por nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në prill.

    Departamenti amerikan i Shtetit e ka bërë këtë njoftim mbrëmë vonë por nuk ka dhënë arsyet pse Tillerson nuk do të marrë pjesë në takimin e NATO-s.

    Duke cituar zyrtarë amerikanë, agjencia Reuters raporton se Tillerson nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel, por në vend të kësaj do të marrë pjesë në takimin e presidentit Donald Trump dhe homologut kinez, Xi Jinping, që pritet të mbahet në Florida më 6 dhe 7 prill.

    Tillerson më pas do të fluturojë drejt Moskës dhe më pas do të marrë pjesë në samitin e G7-ës, që, mbahet në Itali.

    Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, Tom Shannon do të përfaqësojë ShBA-në në samitin e NATO-s, ka njoftuar DASH.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark