Sekretari britanik: Rusia rrezikon të bëhet shtet i shtresës së ulët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sekretari britanik: Rusia rrezikon të bëhet shtet i shtresës së ulët

    Insajderi
    01 October 2016 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, ka thënë se Rusia rrezikon të bëhet shtet i “shtresës së ulët” për shkak të sulmeve ajrore kundër civilëve në Siri.

    “Ata gjuajnë bombë dhe më pas presin që punëtorët e ndihmave të dalin për të shpëtuar civilët e plagosur nën rrënoja dhe pesë minuta më vonë ata gjuajnë bombë tjetër”, ka thënë Johnson në një intervistë për gazetën “Sun”.

    “Ne kemi dëshmi. Ne kemi dëshmi që të besojmë se rusët janë duke bërë një gjë të tillë. Ne po tentojmë që të dokumentojmë të gjitha këto, sepse për mendimin tim, pa diskutim ky është krim lufte”, ka thënë ai.

    Observatori sirian për të drejtat e njeriut, më 30 dhjetor, ka thënë se rreth 10 mijë civilë janë vrarë nga sulmet ajrore ruse.

    Johnson ka thënë se Britania dhe Shtetet e Bashkuara janë duke shikuar “një sërë mundësish” për t’i bërë presion Moskës.

    “Qëndrimi i botës ndaj Rusisë është forcuar dhe unë mendoj se njerëzit tashmë besojnë se Rusia është në rrezik që të bëhet shtet i shtresës së ulët. Në fund, kjo është strategjia e Putinit për madhështinë dhe lavdinë e Rusisë dhe ai tashmë rrezikon që e gjithë kjo të kthehet në hi, teksa njerëzit i shikojnë veprimet e tij me përbuzje”, ka thënë Johnson.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark