×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sekretari i MF-së iniston për listën e grevistëve – “Nuk mund të bëjmë pagesa të ndaluara me ligj”

    Insajderi
    25 August 2022 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu i është përgjigjur anëtarit të këshillit Grevist, Ali Sefaj lidhur me listën e grevistëve për ndalin të pagave.

    Në një email të siguruara nga Gazeta Insajderi, Spahiu thotë se nuk kanë ndërmarr asnjë veprim disiplinor vetëm se ‘kanë obligim ligjor të dijen cilët zyrtarëve duhet t’i pezullohet kontrata’.

    “Neve nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim disiplinor dhe jemi të vetëdijshëm për nenin 13, paragrafi 1, ku shumë saktë keni cituar edhe ju. Por, neve e kemi obligim ligjor që të identifikojmë cilët zyrtarëve duhet t’i pezullojmë kontratat, për të mos kërkuar punë prej tyre dhe për t’i mos i paguar gjersa janë në grevë. Kërkesa ime ka qenë në këtë drejtim, dhe ju kam lutur që të mos kemi keqkuptim për këtë. Por po shihet se çështja ka marrë kahje tjetër”, thuhet në emailin e Spahiut drejtuar Sefajt.

    Tutje, zv.sekretari është shprehur se ministria nuk po e cenon grevën vetëm po zbatohet Ligji për Grevën.

    Sipas Spahiut, ZKA-ja ka përgjegjësi për ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike dhe nuk mund të bëjnë pagesa të ndaluara me ligj.

    “Edhe një herë po e them, nuk e cenojmë të drejtën e grevës, assesi. Por kujdesemi që të zbatohet Ligji për Greva, ashtu siç e kemi edhe me mandat ligjor, pasi që si ZKA kemi përgjegjësi për ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike dhe nuk mund të bëjmë pagesa të ndaluara me ligj”

    Përmes këtij emaili të siguruar nga Gazeta Insajderi, Spahiu i ka thënë Sefajt se edhe vet është shërbyes civil dhe nuk ka të bëjë me politikat ditore.

    “Në fund, ju rikujtoj që unë jam shërbyes civil dhe nuk jam pjesë e politikave ditore. Këtë veprim e kam ndërmarrë duke qenë plotësisht i bindur që kam përgjegjësi ligjore për këtë, e me asnjë motiv tjetër. Ky nuk është pengim i grevës, por vetëm zbatim i ligjit”, thuhet më tej në emailin e Spahiut.

    Zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Murati ka ftuar në takim anëtarin e këshillit Grevist, Ali Sefajn.

    Nëse mendoni që një takim në mes nesh do të ndihmonte procesin, unë jam i hapur për diskutime më mëtutjeshme. Jam i hapur për takim që nga ky moment, kurdo dhe kudo që dëshironi./GazetaInsajderi/

    LEXO EDHE:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark