Sekretari i NATO’s ia dorëzon detyrën Mark Rutte, Zemaj merr pjesë në ceremoni, falënderon Stoltenbergun për mbështetjen ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i NATO’s ia dorëzon detyrën Mark Rutte, Zemaj merr pjesë në ceremoni, falënderon Stoltenbergun për mbështetjen ndaj Kosovës

    Insajderi
    01 October 2024 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka marr pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s.

    Jans Stoltenberg ia ka dorëzuar detyrën sekretarit të ri të NATO’s, Mark Rutte.

    Zemaj ka uruar Mark Rutte në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke falënderuar Stoltenbergun për mbështetjen e vazhdueshme në procese të ndryshme për vendin tonë.

    Postimi i plotë:

    Nder i veçantë historik që sot të jem pjesëmarrës dhe të përfaqësoj Republikën e Kosovës në ceremoninë e cila me aktivitete të ndryshme po shënon kalimin e detyrës nga ish Sekretari i Përgjithshëm z.Jens Stoltenberg tek Sekretari ri  i Përgjithshëm i NATO-s, z.Mark Rutte.

    Urime të përzemërta dhe gjitha të mirat në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Të bindur se udhëheqja e tij do të jetë vendimtare jo vetëm për NATO-n por për  gjithë sigurinë dhe stabilitetin tonë euroatlantik dhe për mbështetjen për integrimin e vendit tonë drejt antrësimit në Aleancë.

    Po ashtu falenderim dhe mirënjohje për ish Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg për mbëshetjen e vazhdueshme në procese të ndryshme për vendin tonë, e sidomos për gurthemelin e bashkëpunimit institucional në mes Kosovës dhe NATO-s përmes marrëdhënieve aktuale “NDERVEPRIMIT TË SHTUAR NATO- KOSOVË. Ishte nder të punoj dhe tê veproj këtu në NATO në lidershipin e tij dhe të shoh nga afër përkushtimin e madh gjatë kësaj kohe për rajonin tonë, për sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për të ardhmën tonë.

    Së bashku drejt të ardhmës, urime dhe suksese!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark