Sekretari i PDK-së e quan Berisharjn, "Ambasadori i parave të pista", kërkon shkarkimin e menjëhershëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Sekretari i PDK-së e quan Berisharjn, “Ambasadori i parave të pista”, kërkon shkarkimin e menjëhershëm

    Insajderi
    24 April 2022 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i përgjithshëm i PDK-së Bajrush Xhemajli, e ka quajtur ambasadorin Martin Xhemajli “Ambasador të pareve të pista” duke kërkuar “sa më shpejtë shkarkimin e tij”, transmeton Gazeta Insajderi.

    Sipas tij, Qeveria e Albin Kurtit, nuk po di se çfarë të bëjë me këtë “megaskandal parash të vjedhura”.

    “Tani më, me këtë megaskandal parash të vjedhura, nuk po dijnë ç’të bëjnë, prandaj, në vend se të shkarkojnë ambasadorin, po e mbrojnë që, në fakt, po mundohen të mbrojnë veten, pasi janë në bashkëveprim të plotë me te.”, ka shjruar ai.

    Po ashtu duke komentuar në lidhje me qeverisjen e Albin Kurtit, Xhemajli ka deklaruar se, “deri më tani as që nuk e ka kuptuar rolin e udhëheqjes së shtetit”

     “Si Qeveri e Parlament, siç është parë deri sot, as që e kanë kuptuar rolin e udhëheqjes së shtetit, pasi në vend se të veprojnë e të kryejnë punët e tyre, ende vehen në rolin e opozitës për të kritikuar rivalët, si dikur, për ato të bëra e të pabëra qe sa e sa vite…”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemajli/ Insajderi/

    Postimi i Plotë:

    “Ambasadori i parave të pista duhet shkarkuar sa më shpejtë, që të mos ndyhet më shumë Kosova se, sa u përket funksionarëve të VV-së, kot fshihen dhe nuk ka kush që i lanë më, sepse keq u shpërtheu ky megaskandal!

    Si Qeveri e Parlament, siç është parë deri sot, as që e kanë kuptuar rolin e udhëheqjes së shtetit, pasi në vend se të veprojnë e të kryejnë punët e tyre, ende vehen në rolin e opozitës për të kritikuar rivalët, si dikur, për ato të bëra e të pabëra qe sa e sa vite…

    Tani më, me këtë megaskandal parash të vjedhura, nuk po dijnë ç’të bëjnë, prandaj, në vend se të shkarkojnë ambasadorin, po e mbrojnë që, në fakt, po mundohen të mbrojnë veten, pasi janë në bashkëveprim të plotë me te.

    Veç edhe kjo ju ka dashur për ta rrumbullaksuar qarkun e premtimeve, pasi të gjitha i bënë të kundërtën e atyre që premtuan!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark