Sekretari i shkarkuar i MI-së akuzon Abrashin: Nuk lëshoj pe para kriminelëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sekretari i shkarkuar i MI-së akuzon Abrashin: Nuk lëshoj pe para kriminelëve

    Insajderi
    03 March 2021 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, i shkarkuar nga detyra, Izedin Bytyqi ka thënë se nuk do të heqë dorë nga e drejta për rikthim në punë.

    Bytyqi e ka cilësuar të padrejtë vendimin e ministrit në largim Arban Abrahsi për shkarkimin e tij dhe emërimin e një zëvendësuesi në vend të tij.

    “Nuk lëshoj pe para kriminelëve dhe pesë pare nuk i dha për ta”, ka thënë Bytyqi në një paraqitje para gazetarëve në Prishtinë.

    “Policia është pak në situate të keqe sepse nuk dishin as çka të bënin do të thotë. A me pritë aty për të dal prej punës, apo ta largonin atë personin që ma ka uzurpuar zyrën”, tha Bytyqi. “Tash po shpresoj që ministri e merr ndonjë veprim për të dal e për ta sqaruar këtë situatë”.

    Bytyqi ka thënë se “të vetmin problem” e ka se i është prishur imazhi.

    “Thonë se jam politik, por nuk është ashtu”, tha Bytyqi, teksa mohoi akuzat se ka ndikuar në nepozitëm derisa ka ushtruar funksionin e sekretarit në MI.

    Bytyqi u shkarkua nga pozita të hënën. Menjëherë pas shkarkimit të tij, ministri Abrashi emëroi Zymer Abdullahun në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.

    Por, sekretari i shkarkuar u rikthye në punë të martën, një ditë pas lirimit nga detyra. Vendimin e ministrit Abrashi e anuloi kolegu i tij partiak, ministri në largim Agim Veliu.

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), e udhëhequr nga Veliu, ka anuluar të martën vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës (MI) për shkarkimin e Bytyqit.

    Në vendimin e MPBAP, thuhet se ministria e udhëhequr nga Veliu e ka konsideruar të kundërligjshëm vendimin e nxjerrë të hënën të MI-së për shkarkimin e Bytyqit nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, ka mësuar Gazeta Insajderi nga burime brenda qeverisë.

    Ky vendim i nënshkruar nga Agim Veliu e futi në telashe Ministrinë e Infrastrukturës të mërkurën kur sekretari i ri Abdullahu, refuzoi t’ia lëshonte zyrën sekretarit të vjetër Bytyqi.

    Në rrethana të reja të krijuara, Izedin Bytyqi raportohet ta ketë denoncuar rastin në Policinë e Kosovës të mërkurën.

    Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar ende nëse ka pasur një denoncim për rastin, pavarësisht insistimit të Gazetës Insajderi për të marr një përgjigje nga Zyra për Media e policisë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark