Sekretari i NATO-s kërkon nga presidenti maqedonas t'i japë mandatin Zaevit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i NATO-s kërkon nga presidenti maqedonas t’i japë mandatin Zaevit

    Insajderi
    26 February 2017 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot se janë mbledhur të gjitha nënshkrimet e nevojshme për formimin e Qeverisë së Maqedonisë të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit, ndërkohë që ka kërkuar nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe nga autoritetet tjera politike te jenë të përmbajtur në deklaratat dhe veprimet e tyre.

    Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, ka lëshuar një komunikatë lidhur me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për dalje nga kriza e gjatë politike.

    NATO kërkon që mandati për formimin e qeverisë së re t’i jepet liderit të asaj force politike që ka tubuar numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve të deputetëve të ri, për të formuar qeverin e re.

    Kjo, me fjalë tjera, do të thotë se pret nga presidenti Gjorge Ivanov që t’ia japë mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mori nënshrkimet e 18 deputetëve të tri subjekteve shqiptare, me çka siguroi 67 vota në Parlmanetin 120-vendësh.

    “Në samitin në Varshavë në korrik të vitit 2016, NATO ju bëri thirrje që të gjithë liderët politik në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë të zbatojnë të gjitha detyrimet dhe obligimet nga marrëveshja e Përshinës, si një kornizë për një zgjidhje të qëndrueshme të krizës poltike.

    Zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016 u mbikqyrën nga vëzhguesit ndërkombëtarë si një kusht thelbësor në zgjidhjen e krizës. Ata u vlerësuan si mirë të organizuara dhe pa incidente të mdha. Pas një tentimi për të formuar qeveri, tani është paralajmruar tentimi I dytë, në pajtueshmëri me kërkesat e përcaktuara nga ana e presidentit, tani janë tubuar nënshkrimet e nevojshme nga deputetët”, thuhet në komunikatën e NATO-së.

    Nga NATO, në këtë kontekst, thonë se presin nga autoritetet e Shkupit që ta plotësojnë kushtin e radhës të këtij procesi demokratik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark