Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë përjashton 19 deputetë të PD-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë përjashton 19 deputetë të PD-së

    Insajderi
    29 January 2024 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur që t’i përjashtojë me nga 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare ndërsa deputetin Ervin Salianji e ka përjashtuar me 20 ditë.

    Më herët, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 19 deputetëve të PD-së të cilët kanë bllokuar punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, shkruan euronews.al.

    Në letrën e shkruar ku iu kishin drejtuar Sekretariatit të Etikës thuhej se ligjvënësit e opozitës bllokuan foltoren, shkaktuan kaos në sallë me anë të pajisjeve zhurmuese duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.

    Po ashtu, ata bllokuan dhe punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i planifikuar për t’u mbajtur fizikisht ditën e premte, duke i detyruar anëtarët e komisionit të vijonin punimet online.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark