×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sekretarin Blinken ku e kam takuar?”- Kurti reagon pasi Tahiri tha se s’është pranuar në Departamentin e Shtetit

    Insajderi
    02 December 2024 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, në Kuvendin e Kosovës Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin amerikan të Shtetit.

    Tahiri tha se Kurti “nuk i ka shkelur këmba në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin amerikan të Shtetit”.

    Ndaj kësaj deklarate reagoi Kurti, duke thënë se sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, e ka takuar në departamentin amerikan të Shtetit, kurse Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, në Shtëpinë e Bardhë.

    “Sekretarin Blinken ku e kam takuar? Jake Sullivan, ku e kam takuar? Atë e kam takuar në Shtëpinë e Bardhë, ndërkaq sekretarin Blinken në State Department. Ne mund të diskutojmë për bindje dhe opinione të ndryshme, për mendime dhe qëllime të ndryshme, mirëpo nëse ju mohoni faktet, aty s’ka debat”, deklaroi Kurti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark