Sekretet e përgatitjes së kafesë turke me shijen perfekte – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sekretet e përgatitjes së kafesë turke me shijen perfekte

    Insajderi
    09 April 2022 - 00:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kafeja turke është e famshme në të gjithë botën jo vetëm për shijen dhe stilin e veçantë të përgatitjes por edhe aftësitë për të treguar të ardhmen, për ata që besojnë rrëfenjat e saj.

    Nëse në botë besohet se dashuria kalon nga stomaku, në perandorinë Otomane e në Turqinë e ditëve të sotme, dashuria kalon në filxhanin e kafesë. Në kohën e sulltanëve, hiret dhe aftësia e bërjes së kafesë ishin çelësi i suksesit për humor të mirë.

    Në ditë e sotme, një nuse e re arrin të befasojë bashkëshortin edhe falë cilësive në përgatitjen e një filxhani kafeje me kajmak.

    Mjeshtëria në përgatitjen e kafesë turke

    Përgatitja e një filxhani kafeje nuk është diçka që duhet bërë shkel e shko. Përpara përgatitjes, një amvisë duhet të ketë pajisjet e duhura: kafenë pluhur, xhezvenë, filxhanin, lugën e drurit, sheqerin dhe ujin.

    Bluarja e kafesë

    Kafeja e bluar e freskët është çelësi i suksesit të një filxhani të shijshëm. Zakonisht, amvisat mbajnë në shtëpi mulli kafeje të përmasave të vogla për të prodhuar kafenë pluhur njësoj si kakaoja. Sasitë e mëdha duhen ruajtur në një enë qelqi të mbyllur hermetikisht.

    Servirja

    Servirja është një aspekt i rëndësishëm i shijimit të kafesë turke. Ajo serviret në filxhanë më të vegjël se ajo e kafesë espresso. Çdo amvisë e di sa lezeton kafeja turke e servirur në filxhanë të bukur e të hijshëm.

    Xhezveja

    Xhezveja duhet të jetë prej bakri ose inoksi. Ajo rekmandohet e vogël me të cilën mund të përgatisni një ose maksimumi dy filxhanë kafeje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark