Sekuestrimi i 1 kg drogë dhe dy armëve, dorëzohet në polici i dyshuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrimi i 1 kg drogë dhe dy armëve, dorëzohet në polici i dyshuari

    Insajderi
    12 July 2025 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion është zhvilluar dje në Pejë, ku është konfiskuar një sasi droge rreth një kilogram dhe dy armë.

    Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi tha se se ditën e sotme i dyshuari është dorëzuar duke u paraqitur në stacionin policor.

    “I dyshuari për rastin e djeshëm për rreth 1 kilogram narkotikë dhe dy armë zjarri është paraqitur sot në Stacionin Policor”, tha Nikçi për Insajderin.

    Ai po ashtu ka deklaruar se i dyshuari me urdhër të prokurorit do të  ndalohet për 48 orë, ndërkaq brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesë për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark