Një aksion anti-kanabis i policisë ka zbuluar një sasi të madhe droge në fshatin Derven të Krujës.
1.2 ton dyshohet të jetë sasia e kanabisit të sekuestruar nga policia, ndërsa në vijim pritet të dalin edhe informacionet zyrtare nga Policia e Shtetit.
Lënda narkotike është gjetur në një magazinë në proces tharje
Paraprakisht, raportohet që për ngjarjen në fjalë të jenë ndaluar 6 persona.