Sekuestrohen 10 kilogramë marihuanë, një armë zjarri e vetura në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen 10 kilogramë marihuanë, një armë zjarri e vetura në Prizren

    Insajderi
    08 March 2025 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar dhe ka sekuestruar 10 kilogramë e 500 gramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

    Aty është sekuestruar një armë zjarri kalibër 7.62 mm, me një karikator me 8 fishekë, dy automjete me targa vendore dhe tre telefona.

    Sipas Policisë, operacioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të tjera.

    “Janë sekuestruar substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 874 gram, katër fishekë, dy peshore elektronike, dy kuti me pajisje për pastrim të armëve, një foli plastike dhe të holla 3965 euro”, thuhet në njoftim.

    Lidhur më rastin janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar) dhe E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar).

    Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë.

    Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark