Janë arrestuar 6 persona nga fshati Kovaç i Zubin Potokut. Nga ky operacion i policisë së Kosovës janë kapur 50 kilogramë marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri me dije se një laborator ku kultivoheshin substanca narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi, është shkatërruar.
Ministri shkroi në faqen e tij zyrtare në Facebook se 6 persona, 5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane janë arrestuar. Nga ky operacion i policisë së Kosovës janë kapur 50 kilogramë marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar.
“Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim,” – shkroi Sveçla.