Sekuestrohen 55 mijë euro në Graçanicë, arrestohen një burrë dhe një grua për shpërlarje parash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen 55 mijë euro në Graçanicë, arrestohen një burrë dhe një grua për shpërlarje parash

    Insajderi
    13 March 2025 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Graçanicë, të dyshuar për shpërlarje të parave.

    Policia po ashtu lidhur me rastin ka bastisur dy lokacione në rajonin e Gjakovës, ku ka sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55 mijë euro.

       “Graçanicë / Vitet 2023-2024. Më 12.03.2025 me qëllim të sigurimit të provave shtesë lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër kosovare si dhe janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës ku janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55 000€. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark