Sekuestrohen 8 makina që përdoreshin për lojëra fati – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen 8 makina që përdoreshin për lojëra fati

    Insajderi
    06 May 2022 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator 3”, ndërsa u shpall në kërkim një 59-vjeçar, i cili akuzohet për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit.

    Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Sotir Beqo, banues në Tiranë.

    “Sekuestrohen, në ambientet e një lokali, 8 makineta që përdoreshin për lojëra fati. Shpallet në kërkim pronari i tyre, i cili kishte vendosur në dispozicion lokalin, për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator 3”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

    – S. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim nga ky shtetas, në zonën e quajtur ”Selvia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta që përdoreshin për lojërat e fatit.

    Vijon puna për kapjen e shtetasit S. B.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark