Sekuestrohen dy armë në Orllan dhe Batllavë – një nga të dyshuarit kishte shtënë në aheng familjar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen dy armë në Orllan dhe Batllavë – një nga të dyshuarit kishte shtënë në aheng familjar

    Insajderi
    23 April 2023 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në dy fshatra të Prishtinës, Batllavë dhe Orllan.

    Sekuestrimi i parë është realizuar , në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor i dyshuari S.S, mashkull, 40 vjeç.

    Personit të dyshuar i është gjet dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë.

    Ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për veprat, Mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës si dhe përdorim i armës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng.

    Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në fshatin Orllan të Podujevës.

    Arma e zjarrit e tipit CZ dhe një karikator me 5 fishekë, i janë gjet dhe sekuestruar personit të dyshuar J.A, mashkull, 21 vjeç.

    Ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark