Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pra të falsifikuara, arrestohen dy persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pra të falsifikuara, arrestohen dy persona

    Insajderi
    07 February 2025 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vepren penale ‘blerja posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘falsifikim i parasë’.

    Dy të dyshuarit janë R.R., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe A.S.,viti i lindjes 2001, mashkull kosovar).

    Siç bëhet e ditur gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuari në Prishtinë, policia ka gjetur dhe sekuestruar katër qëse të të mbushura me kërpudha, pesë qese të mbushura me substancë.

    Ndërkaq, poashtu u gjëtën katër qese që dyshohet të jetë substancë narkotike-kokainë, katër qese dhe një kavanoz, dyshohet të jetë substancë narkotike-ketamin, një qese dyshohet të jetë substancë narkotike-marihuanë dhe katërqind e katërdhjetë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark