Sekuestrohen mbi 150 kilogramë marihuanë, kamioni nga Kosova ka hyrë në Maqedoni të Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen mbi 150 kilogramë marihuanë, kamioni nga Kosova ka hyrë në Maqedoni të Veriut

    Insajderi
    12 February 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se janë sekuestruar mbi 150 kilograme marihuanë.

    Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë e Veriut thuhet se sipas informatave fillestare mjeti transportues ka hyrë nga Kosova, i cili përmes Maqedonisë është dashur të shkojë në Greqi, me destinacionin e fundit Turqinë.

    “Gjatë kontrollit të hollësishëm të mjetit transportues motorik – kamion me targa regjistrimi të Shkupit, të kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e drogës narkotike marihuanë, për të cilën do të kryhet analizë forenzike dhe ekspertizë shtesë”.

    “Sipas informatave fillestare mjeti transportues ka hyrë nga Kosova, i cili përmes Maqedonisë është dashur të shkojë në Greqi, me destinacionin e fundit Turqinë. Ky aksion i suksesshëm është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Doganave, dhe është vërtetim i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së paligjshme me mjete narkotike, për ç’gjë u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në nëntor të vitit 2024”, thuhet në njoftim.

    Ndër tjera, shtohet se hetimi vazhdon për të vërtetuar të gjithë personat e përfshirë dhe mënyrën e organizimit të transportit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark