Mbi 350 kg kanabis u sekuestruan nga policia e shtetit në Mat, gjatë kontrolleve që po vijojnë në mbarë vendin prej më shumë se një muaji.
Droga u gjet në një tunel në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci.
Droga ishte fshehur rreth 25 metra në brendësi të tunelit dhe ishte ndarë në disa thasë.
Ajo dyshohet se ishte bërë gati për trafikim, ndërkohë që kanë nisur hetimet mbi poseduseit e saj.
Policia sekuestroi edhe një armë zjarri kallashnikov gjatë këtij operacioni.