×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

    Insajderi
    20 November 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për dy prona në pronësi të shtetasve F.K dhe M.K.

    Pasuritë e sekuestruara janë:

    Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
    kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

    kati nëntokë 139 m2,

    kati i parë 79 m2,

    kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

    Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
    kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

    kati nëntokë 139 m2,

    kati i parë 79 m2,

    kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

    Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive./TCh

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark