×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen sasi e madhe e telefonave në kufirin Vermicë, vlera e tyre arrin në 250 mijë euro

    Insajderi
    06 June 2024 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka vazhduar me aksionet kundër kontrabandës.

    Së fundi nga Dogana e Kosovës është bërë e ditur se është zbuluar një sasi e madhe e telefonave gjatë tentim kontrabandimit.

    Vlera e këtyre telefonave thuhet se arrin në 250 mijë euro.

    “Oficerët doganore në pikë kalimin kufitar të Vermicë sot arritën të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250000 mijë euro. Njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit ka ndodhur sot, ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike. Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin I cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim”,thuhet në njoftim.

    Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë:

    • 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15.
    • 55 telefona të markës Samsung.
    • 10 orë të zgjuara (smart ëatch) të serisë IX.

    Ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen. Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark