×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohet arma që një person e kishte postuar në rrjete sociale

    Insajderi
    12 September 2024 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Skenderaj ka sekuestruar një armë që ishte postuar në rrjetet sociale nga një person.

    I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar personin e dyshuar pasi i njëjti javë parë në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri tytë shkurtë. Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma pistoletë të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte e postuar ne rrjete sociale. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark